E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spektakël i Barcelonës, 7-0 mund Levanten

Barcelona e ka nisur furishëm sezonin, duke mos u kursyer në gola në debutimin e trajnerit të ri Martino. Serinë e gola ndaj Levantes e ka hapur Sançez, ndërsa më pas do të shënonin Mesi dy gola, Pedro po dy dhe nga një gol tjetër Alvesh dhe Ksavi. Një spektakël i katalanasve, të cilët me këtë goleadë tregojnë edhe njëherë tjetër se sa seriozë janë në garë, duke dashur të trembin Realin e Madridit në luftën për fitimin e titullit. Mesi është zëvendësuar në pjesën e dytë të ndeshjes. (e.i/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›