E Shtunë, 31 Tetor 2026

Peleshi: Ju rrëfej hezitimin që pata kur u propozova për zv/Kryeministër

KORCË-Kur pranoi postin e zv/kryeministrit e pati një hezitim. Kështu tregoi këtë mbrëmje të diele nga nata finale festive e Festës së Birrës, kryetari i Bashkisë së Korcës, z Niko Peleshi.

I vetmi hezitim, sic tha ai ka qenë mandati i papërfunduar si kryetar i pushtetit vendor në këtë qark të madh sic është Korca.
“I vetmi hezitim është se unë jam në mes të një mandati dhe ky është një mandat, më saktë është një kontratë që ke nënshkruar me elektoratin. Por mund të them se mendova që ai pozicion që m’u besua jo vetëm që nuk do të ndalojë projektet e filluara, disa kanë mbetur të parealizuara për shkak të shkaqeve banale politike. Është thjesht një ndarje e barabartë e buxheteve, Unë garantoj, gjithë Shqipëria do marrë pjesën që i takon, do i kenë të githa mundësitë që ti bëjmë pjesë të zhvillimit urban të gjitha Qarqet”.

I pyetur nga gazetarja Ola Bruko rreth vendimit që qeveria mori për SHQUP, (Shtëpia Qendrore e Ushtrisë Popullore që do të kalojë si seli e PD me vendim qeverie), Peleshi tha se PS do të hapë një faqe të re të historisë.

“Një qeveri që ka marrë një votë kaq të madhe kundër nuk mund t’i jepte vetes të drejtë të merrte vendime të tilla. Ne jemi duke hapur një faqe të re të historisë, faqe të re të dytën pas tranzicionit dhe për kabinetin ri që e përgëzoj sot i padukshëm, por ju them me bindje se cdo ministër i ri është duke punuar intesivisht për postin që mban”, theksoi Peleshi.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›