Tre gola për Kapllanin, dy për Hykën dhe një për Vilën
Duket se rikthimi në kombëtare i ka sjell shumë fat sulmuesit shqiptar Edmond Kapllani, që luan me FSV Frankfurtin në Bundesliga 2. Skuadra e tij ka fituar në transfertë 3-0 ndaj Dresdenit, ku të tre golat e ndeshjes i ka shënuar Kapllani, pikërisht në minutën e 44-t, 50-të dhe 70-të. Pas shënimit të tre golave, trajneri e ka zëvendësuar në minutën e 74-t, pasi kujtojmë që Edmond Kapllani u aktivizua si titullar edhe në ndeshjen miqësore kundër Armenisë më 14 gusht, teksa vetëm fati nuk e ndihmoi të rikthehej me gol.
Gjithsesi, golat duket se sulmuesi shqiptar i ka ruajtur për ekipin e tij në Gjermani, me të cilin po kalon vërtet një periudhë të mirë, duke nisur që pas rikuperimit në fund të sezonit të shkuar. Kjo formë e mirë e ka rikthyer në kombëtare dhe tashmë po i tregon De Biazit se është një armë më shumë te kuqezinjtë. Në këtë ndeshje të fundit nuk është aktivizuar shoku i skuadrës Odise Roshi, edhe pse ka qenë i gatshëm në stol. Kapllani sezonin e kaluar shënoi 11 gola, edhe pse nuk u aktivizua në shumë ndeshje. Ndërsa këtë vit duket se me këtë tregolësh do të tentojë më shumë. Kujtojmë që në fund të ndeshjes Kapllani ka marrë edhe topin, si dhuratë e atyre që shnojnë 3 ose më shumë gola për ndeshje.
Dy gola ka shënuar edhe Jahmir Hyka në fitoren e thellë 11-0 të Lucernës për Kupën e Zvicrës. Mesfushori shqiptar ka shënuar golin e shtatë dhe të njëmbëdhjetë. Por duket se e diela ka qenë dita e shqiptarëve, pasi në Greqi ka shënuar mesfushori tjetër i kombëtares shqiptare, Emiljano Vila, që i ka dhënë pikë skuadrës së PAS Janinës në transfertën kundër Asteras Tripolis. Vila ka shënuar golin e tretë të ndeshjes, kur rezultati ka qenë 2-2. Por në fund Janina ka pësuar gol dhe ndeshja ka përfunduar 3-3.
(Eduard.Ilnica/BalkanWeb)