Spekulimet mbi shëndetin e Putin, Shefi i CIA-s: Nuk ka asnjë provë për ta vërtetuar

Nuk ka asnjë informacion nga shërbimet inteligjente se Vladimir Putin është i paqëndrueshëm ose në gjendje të keqe shëndetësore, tha drejtori i CIA-s.
William Burns tha se ka pasur në rritje spekulime të pakonfirmuara mediatike se Putin, i cili mbush 70 vjeç këtë vit, mund të vuante nga shëndeti i keq, ndoshta nga kanceri, por shtoi se nuk kishte prova për ta sugjeruar këtë dhe se Putin dukej “shumë i shëndetshëm”.
Komentet e tij erdhën pasi SHBA njoftoi se do t’i siguronte Ukrainës më shumë armë me rreze të gjatë.
Më herët Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha se fokusi ushtarak i Rusisë në Ukrainë nuk ishte më “vetëm” lindja dhe la të kuptohej se strategjia e Moskës kishte ndryshuar pasi Perëndimi furnizoi Ukrainën me armë të tilla.
“Ka shumë thashetheme për shëndetin e Presidentit Putin dhe me sa mund të themi, ai është plotësisht shumë i shëndetshëm“, tha Burns në Forumin e Sigurisë Aspen në Kolorado.
Burns, i cili shërbeu si ambasador në Moskë, tha se ai kishte vëzhguar dhe ishte marrë me liderin rus për më shumë se dy dekada.
“Ai është i bindur se fati i tij si udhëheqës i Rusisë është të rivendosë Rusinë si një fuqi të madhe. Ai beson se çelësi për ta bërë këtë është të rikrijojë një sferë ndikimi në fqinjësinë e Rusisë dhe ai nuk mund ta bëjë këtë pa kontrolluar Ukrainën“, tha ai./ BBC
/rtsh.al/