Pas 10 ditësh ndërprerje, Nord Stream rifillon furnizimin me gaz për Europën

Ajo që Europa i trembej më së shumti, ndërprerja totale e furnizimit me gaz nga Rusia, fatmirësisht nuk ka ndodhur.
Gazprom ka njoftuar se Nord Stream, linja më e madhe e hyrjes për gazin rus në Evropë, ka rifillimin e furnizimit me gaz. Linja u ndërpre për një periudhë 10-ditore për mirëmbajtjen vjetore, por liderët europianë i trembeshin mbylljes totale, si hakmarrje nga Rusia për mbështetjen e tyre ndaj Ukrainës.
Megjithatë, pavarësisht rifillimit të furnizimit me gaz, operatorët presin që fluksi i gazit nuk do të jetë në shkallën e tij maksimale të rrjedhës.
Në fakt ka shumë të ngjarë që Rusia të japë afërsisht të njëjtat sasi si në periudhën para mbylljes për mirëmbajtjen vjetore, rreth 40 % e kapacitetit maksimal./ TGCOM
/rtsh.al/