E Shtunë, 31 Tetor 2026

Speya me tri këngë të reja

Këngëtari Speya, i njohur për këngët e tij hip-hop, është duke realizuar tri këngë të reja të cilat pritet që ti editojë së shpejti.

Jam duke i punuar tri këngë të reja, të cilat nuk janë të publikuara. Njëra prej tyre quhet A më pret dhe është në bashkëpunim me Bardh Latifin, ka thënë Speya për Rozë.

Ai ka shtuar se kësaj këngë pret që tia realizojë edhe videoklipin. Pas kësaj jam i ftuar në disa koncerte në Zvicër dhe në Suedi.

Speya deri me tani ka realizuar një album me muzikë rap dhe pritet që të realizojë edhe albumin e tyre të dytë. Speya është anëtar i kompanisë Mad Lion Entertainment.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›