E Shtunë, 31 Tetor 2026

400 gra në vit preken nga kanceri i gjirit

Dikur kanceri i gjirit ka qenë gati një sëmundje e panjohur për femrat shqiptare, tashmë kjo sëmundje po merr përmasa alarmante. Sipas mjekëve specialistë të dhënat për femrat e prekura nga kanceri i gjirit janë duke u rritur me hapa galopante. Onkologia, Teuta Buxheli shprehet se statistikat më të fundit flasin për 400 gra në vit të prekura nga kanceri i gjirit. Në krahasim me vitet e shkuara shifrat kanë ardhur duke u dyfishuar. Megjithëse kjo sëmundje është vdekjeprurëse sipas mjekes nëse kultura shëndetësore do të ishte me e lartë në shume raste ato do të mund të ishin parandaluar.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›