Dita e të verbërve, shoqata sensibilizon shoqërinë

15 dhjetori njihet në të gjithë botën si Dita Ndërkombëtare e Shkopit të Bardhë e cila simbolizon përpjekjet e personave të verbër për përmirësimin e standardeve të tyre në vendet ku jetojnë. Në vendin tonë aktiviteti i kësaj dite është shoqëruar me demonstrim të përdorimit të shkopit të bardhë nga qytetarë të verbër në sheshin "Skënderbej". Në fokusin e këtij aktiviteti është sensibilizimi i shoqërisë në drejtim të njohjes dhe respektimit të personave të verbër dhe shkopit të bardhë.
Sinan Tafaj, kryetar i Shoqatës shqiptarë të të Verbërve, apeloi të enjten, gjatë një aktiviteti të zhvilluar në sheshin "Skënderbej" "për marrjen e masave dhe vendosjen në rrugë të semaforëve akustikë, të sinjaleve dhe tabelave të posaçme, në mënyrë që të kuptojmë se ku jemi dhe se në ç'drejtim po shkojmë në rrugë". Sipas tij, aktualisht asnjë nga këto masa nuk janë marrë për të lehtësuar lëvizjen e personave të verbër në rrugë.
Kjo ditë do të shoqërohet edhe me një sërë aktivitetesh të tjera të cilat janë organizuar nga Shoqata e të Verbërve të Shqipërisë dhe Qendra Kombëtare për Rehabilitimin e të Verbërve .
Ndërkohe , sipas statistikave, në vendin tonë ka më shumë se dhjetë mijë persona të verbër dhe me shikim të pjesshëm .