Genci, e do Prishtinën

Pas Memli Krasniqit, i cili dikur ishte pjesë e rap-grupit Ritmi i Rrugës, kurse tani zëdhënës i Qeverisë së Kosovës, edhe Genc Prelvukaj ka vendosur të hyjë në ujërat e politikës.
Prelvukaj në zgjedhjet lokale të 15 nëntorit është kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe identifikohet me numrin 22, për ta zënë një ulëse në Asamblenë Komunale të Prishtinës. Ai qe anëtarësuar në PDK, vetëm pak muaj më parë.
Por, Prelvukaj mohon që Memli Krasniqi të ketë qenë inspirim i tij për tu kyçur kaq thellë në politikë. Ai i ka treguar arsyet, sipas të cilave ka vendosur ti rreket politikës.
Si pjesë e një gjenerate të politizuar, për shkak të rrethanave që dihen nga secili, inkuadrimi në politikë nuk vjen si pasojë e inspirimit nga një personalitet i caktuar, por, nga interesimi i akumuluar me kohën. Ne kemi bashkëjetuar në një kohë me tensione të vazhdueshme politike, konflikte dhe falë këtyre fenomeneve shumica e kësaj gjenerate, pjesë e së cilës jam edhe unë, sadopak, e kuptojmë politikën, ka deklaruar Prelvukaj, për Express.
Pos kësaj, e kam zgjedhur shkencën e politikës fillimisht për studim, e më pas edhe për tu aktivizuar në një subjekt politik, që në këtë rast është PDK-ja. Sa i përket Memlit, me të dikur kemi bërë një punë të mirë në muzikë, dhe shpresoj ta bëjmë të njëjtën edhe në politikë, shtoi ai.
Prelvukaj tha se edhe nëse elektorati nuk ia beson votën për një ulëse në Asamblenë Komunale të kryeqytetit, prapë se prapë do të ndihet fitues.
Është një fushë e re në të cilën duhet të angazhohem maksimalisht. Sido që të jetë rezultati, prapë unë jam fitues, sepse nga kjo marr një përvojë që më duhet në të ardhmen. Unë realisht besoj se pas 15 nëntorit do të jem i ulur në Asamblenë Komunale.
Megjithatë mbetet të shihet, vazhdoi Prelvukaj.
Ai tha se e njeh mirë kryeqytetin, ku ka lindur dhe është rritur. Në rast se fiton në zgjedhje, Prelvukaj pohoi se zëri i tij do të ngrihet lartë në Asamblenë Komunale për të ndikuar pozitivisht.
Ndonëse reper, Genc Prelvukaj pati hyrë edhe në zemrat e njerëzve që u përkasin gjeneratave të vjetra, kur Etno Engjujt patën plasuar hit-këngën Albanian. Prandaj, ai beson se do të mbledhë vota edhe nga gjeneratat e vjetra, ndonëse preferon të votohet vetëm si personalitet, e jo për hir të asaj kënge.