E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spielberg përjashtoi Fox’in

Nga Express më 21 qershor 2011 në ora 11:30

Producenti Steven Spielberg është zbuluar se ka dhënë urdhër që Megan Fox të largohet nga pjesa e tretë e filmit “Transformers”, për shkak se aktorja e kishte krahasuar regjisorin me diktatorin Adolf Hitler.

Fox (25) e kishte dhënë një intervistë për një revistë dhe kishte thënë se regjisori Michael Bay “dëshiron që ajo të duket si Hitleri në skenat e filmit”.

Pas pak ajo ishte përjashtuar nga filmi dhe Bay ka thënë se hebreu Spielberg e kishte telefonuar duke i thënë: “Përjashtojeni menjëherë”.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›