Spindelegger, Juppe dhe Terzi, thirrje që të nënshkruhet MSA ndërmjet BE dhe Kosovës

“Ashtu siç dëshirojmë të kemi Serbinë në BE, të njëjtën perspektivë të qartë evropiane duhet t’i japim edhe Kosovës”, thuhet në deklaratën e përbashkët të zëvendeskancelarit austriak, Michael Spidelegger, ministrit tė Punëve të jashtme të Francës, Alain Juppe dhe ministrit të punëve të jashtme të Italisë, Guilio Terzi.
“Me letrën e përbashkėt timen me Alain Juppe dhe Guilio Terzi kemi përpara një sinjale të fuqishëėm inkurajimi në Beograd, që të vlerësohet dhe të shpërblehet sjellja konstruktive. Nëpërmjet marrëveshjes së sotme, është hapur rruga që Serbia të merr statusit e kandidatit të BE-sė, duke bërë një hap të rëndësishëm drejt Bashkimit Evropian. Përparimi domethënës dëshmon, që të dyja palët janë përpjekur për normalizimin e marrëdhënieve dhe vazhdimisht afrohen njëri-tjetrin”, thuhet në letrën e përbashkët të Spindelegger, Juppe dhe Terzi.