Zidane, lojtari më i mirë që e kam drejtuar

Por, trajneri italian e ka veçuar Zinedine Zidanen si lojtarin më të mirë me të cilin ka punuar ndonjëherë. 52 vjeçari e kishte udhëhequr Juventusin në kohën kur legjenda e futbollit francez luante tek Bianconeri.
“Nga vitet e mia në Juventus kujtoj shumë gjëra. Nga startuesit e kujtoj Zidanen, i cili ishte absolutisht lojtari më i mirë me të cilin kam punuar ndonjëherë. Fatkeqësisht, ai rrallë i shfaqte në ndeshje gjërat monstruoze që i bënte në stërvitje. Thjesht ishte i jashtëzakonshëm”, deklaroi trajneri aktual i Paris Saint Germain për Mediaset Premium.
Ish trajneri i Chelseas ka folur edhe për Andre Pirlon, për të cilin thotë se nuk do ta linte të largohej absolutisht, nëse sot do të ishte trajner i Milanit.
“Nuk do ta lija kurrë të largohej. Ose do ta lija të largohej në drejtim të Chelseas ose PSG, ku do të luante sërish nën urdhrat e mia. Mirëpo, Pirlo dëshironte kontratë më të mirë dhe Milani nuk donte t’ia jepte atë. Për këtë ndoshta ai iu bashkua Juventusit për ta gjetur këtë”, shtoi Ancelotti i cili thotë se dita më e rëndësishme në karrierë si trajner ishte finalja e vitit 2003 në Ligën e Kampionëve, kur e kishte mposhtur Juventusin në finalen e Old Traffordit.