Westerwelle: Marrëveshja hap në drejtimin e duhur

Shefi i diplomacisë gjermane, Gudio Wetserwelle, e ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes mes Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel dhe ka vlerësuar se ky është një hap i madh në drejtimin e duhur.
“Ky është një hap i madh në drejtimin e duhur, në drejtimin kah një rajon paqësor dhe i qëndrueshëm, kah partneriteti rajonal, si dhe kah perspektiva evropiane e të dy shteteve”, ka deklaruar Westerwelle, thuhet në një njoftim për media të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë.
Sipas ministrit Westerwelle, ky është edhe sukses i politikës unike të jashtme evropiane. Ai ka thënë se pret që Beogradi e Prishtina të zbatojnë marrëveshjet, meqë sipas tij kjo do të ishte e rëndësishme për shqyrtimin e perspektivës evropiane të Serbisë në javën e ardhshme në Bruksel. (Telegrafi)