E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spiralja e rrezikshme kryeposhte

/ /

NgaDITMIR BUSHATI

Nobelisti i shkencave ekonomike Paul Krugman e pershkruan gjuhen e perdorur nga institucionet europiane si nje dialekt  te dallueshem e shpesh te veshtire per tu kuptuar pa titra. Pavaresisht vertetesise se ketij konstatimi per shume nga procedurat e nderlikuara te BE-se duhet thene se gjuha e perdorur javes se shkuar nga Komisioneri per Zgjerimin Stefan Fule ne seancen e Parlamentit Europian kushtuar situates politike ne Shqiperi ishte mjaft e drejtperdrejte dhe e kuptueshme pa nevojen e titrave. Fule i beri apel Shqiperise qe ti jape fund spirales se rrezikshme kryeposhte ne te cilen eshte mberthyer dhe propozoi disa hapa per daljen nga kjo situate.
Keto hapa kane te bejne me i hetimin e plote te ngjarjeve te 21 janarit nga Prokuroria e jo nga ndonje instance politike sikurse eshte komisioni hetimor me perfaqesues te mazhorances parlamentare ii ndalimin e akuzave dhe retorikes kercenuese ndaj institucioneve kushtetuese iii rivendosjen e dialogut politik dhe kryerjen e nje reforme rrenjesore parlamentare ne funksion te nje te ardhmeje me te mire per Shqiperine dhe zhvillimin e zgjedhjeve te ardhshme vendore ne perputhje me standardet nderkombetare iv zbatimin e 12 perparesive kushtezuese te listuara ne Opinionin e Komisionit Europian ne lidhje me aplikimin e Shqiperise per anetaresim ne BE.
Edhe me i qarte ishte Komisioneri kur artikuloi se autoritetet shqiptare nuk mund te zgjedhin nje apo disa prej ceshtjeve te mesiperme per tu angazhuar ne nje proces konstruktiv por te gjitha pasi ne pikepyetje eshte vendosur themeli i shtetit te se drejtes dhe projekti europian i Shqiperise. Mirepo shihet qarte se pushteti nuk ka nxjerre asnje mesim nga kjo spirale e rrezikshme kryeposhte.
Madje per te sfiduar qytetaret e zakonshem dhe partneret nderkombetare te pakenaqur me situaten e veshtire qe kalon Shqiperia pushteti organizon koncerte per nepunesit e tij me parate tona ne perkujtim te rrezimit te bustit te diktatorit duke perdhunuar keshtu viktimat reale te atij sistemi cnjerezor permes lavazhit te trurit e jo dekomunistizimit te mendjes. Pushteti ka zgjedhur te matet me te shkuaren sepse nuk ka asnje vizion per te ardhmen per shkak te korrupsionit gerryes e krimit te organizuar qe eshte ulur kembekryq.
Ne vend qe te krijoje nje mjedis politik gjitheperfshires duke filluar nga nje reforme rrenjesore parlamentare qe zhvillon kuadrin kushtetues te ligjvenesit per ta kthyer ate ne qendren gravitacionale te politikeberjes pushteti vijon procesin e deparlamentarizimit me retoriken e helmatisur ndaj kundershtareve politike. Skenat e sherrit parlamentar te denueshme per cdo qytetar te zakonshem jane per fat te keq pasoje e kesaj retorike depersonalizuese ndaj kundershtarit politik dhe shperfilljes sistematike te rregullave demokratike te bashkejeteses. Ashpersimi i ketyre rregullave ne menyre te njeanshme per te pesten here brenda kesaj legjislature dhe prania shproporcionale ne sallen e Kuvendit e Gardes republikane mbi te cilen rendon gjaku i kater viktimave te pafajshem te 21 janarit nuk premton nje te ardhme me te mire per Shqiperine. Perkundrazi synon shtyrjen e opozites jashte institucioneve qe prodhon sistemi dhe zhvendosjen e saj ne veprime radikale.
E njejta spirale e rrezikshme kryeposhte po shfaqet edhe me te ashtuquajturen iniciative per kufizimin e imunitetit te deputeteve te cilen e firmosi i pari vete kryeministri a thua se kemi harruar se ne kabinet ka ministra qe i jane shmangur drejtesise per shkak te mbrojtjes politike te akorduar prej tij. Mbeshtetja e tij politike dhe mosdorezimi i zinxhirit drejtues te Gardes republikane para organit te akuzes ishte nje tjeter shembull i faktit qe ai qendron mbi ligjin dhe institucionet. Dhe se per cdo zyrtar ai eshte ligji dhe mbeshtetja e tij politike zhben cdo proces hetimor apo gjyqesor.
Nisma po propagandohet si vullnet i mazhorances per te kufizuar imunitetin e deputeteve permes nje deklarimi vullnetar megjithese Kushtetuta parashikon qartesisht menyren sesi merret autorizimi per ndjekjen penale te deputetit nga ana e Prokurorise. dokush qe ka pak njohuri mbi shtetin e se drejtes e di qe dokumenti themeltar i shtetit nuk mund te zevendesohet me rregulloren e Kuvendit. Ne kushtet kur Prokuroria do te kerkoje autorizimin e Kuvendit per ndjekjen penale te deputetit duke u bazuar ne Kushtetute Kuvendi nga ana tjeter nuk do te ndermarre asnje veprim duke qene se e merr per te mireqene kufizimin e imunitetit qe nga momenti qe ndryshimi ne rregulloren e Kuvendit hyn ne fuqi.
Pra ne thelb po synohet paralizimi de facto i cdo hetimi apo ndjekjeje penale qe mund te kerkoje Prokuroria per anetaret e mazhorances parlamentare. Kjo nisme djallezore qe synon lidhjen e duarve te Prokurorise dhe konsolidimin e kultures se pandeshkueshmerise propozohet ne kohen kur Prokuroria ka intensifikuar hetimet ndaj disa prej skandaleve korruptive qe implikojne nje pjese te mire te anetareve te kabinetit qeveritar por jo vetem.
Ne kushtet e mesiperme pyetja qe kerkon pergjigje eshte nese ka shanse qe te ndalet kjo spirale e rrezikshme kryeposhte. Dy jane rruget komplementare ndaj njera-tjetres qe shoh si te mundshme. Rruga e pare eshte ajo qe ka te beje me forcimin e institucioneve per te cliruar shoqerine nga tirania e korrupsionit krimit te organizuar dhe pasigurise ligjore. Jane vrare kater qytetare te pafajshem. Kane shperthyer skandale korruptive njera pas tjetres dhe askush nuk mban pergjegjesi. Ndaj qytetaret presin me ankth verdiktin e drejtesise dhe pse jo fillimin e nje kryqezate me duar te pastra si ne Italine e fillim viteve 90 qe do te prekte te gjithe spektrin politik. Mbeshtetja e organeve te drejtesise nga ana e partnereve nderkombetare merr nje rendesi te posacme ne kushtet kur klasa politike shfaqet e painteresuar per te ndryshuar kete sistem nga i cili ushqehet.
Rruga e dyte eshte politike dhe ka te beje me rolin tone si opozite. Krahas shenjestrimit politik te Berishes na duhet te farketojme nje platforme politike te dallueshme per permiresimin e sistemit duke zvogeluar keshtu hendekun ekzistues ndermjet politikes dhe qytetareve qe vuajne korrupsionin dhe shperdorimin e pushtetit.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›