Sulme me zjarr digjen dy makina
Makina e gruas se nje biznesmeni ne qytetin e Elbasanit dhe nje tjeter mjet luksoz ne Sarande jane bere objekt i atentateve me zjarr.
Sipas policise se Elbasanit ngjarja ndodhi ne lagjen Sul Paprri rreth ores 0230 te mengjesit te djeshem. Policia lokale u njoftua se nje mjet i parkuar perballe nje pallati banimi kishte shperthyer ne flake. Sherbimi zjarrfikes ka arritur ne kohe nisur dhe nga afersia me kete lagje. Ata kane nisur te nderhyjne per eliminimin e flakeve por nuk kane mundur dot te shpetoje mjetin me targe te Elbasanit 1294 B te markes Smart ne pronesi te shtetases B.Panxhi. Por eshte mundur te shuhen flaket qe po
mberthenin ne ato momente dhe nje mjet tjeter aty prane tip Chevrolet ne pronesi te G.Cekes. Nje grup hetimor ka nisur verifikimet per kete ngjarje duke marre deshmite e pronareve te makinave. Keta te fundit mesohet te kene thene se nuk kane asnje konflikt dhe nuk kane dyshime mbi persona konkrete. Nga ana e saj policia beri te ditur se ka dyshime te forta se zjarri mund te jete vendosur qellimisht tek mjeti tip Smart nga persona ende te paidentifikuar. Panxhi sic pohohet nga burime te policise eshte gruaja e nje biznesmeni ne qytetin e Elbasanit. Megjithate si pronarja e mjetit te shkaterruar totalisht dhe pronari i makines ngjitur nuk kane shprehur ndonje shqetesim te koheve te fundit. Ndersa ekspertet pritet te nxjerrin shkaqet e sakta te shperthimit te zjarrit po hetohet paralelisht ne te dyja pistat ate te zjarrit aksidental dhe atij te qellimshem per hir te biznesit.
Nga ana tjeter policia e Sarandes konfirmon zjarrvenien me dashje ne nje makine luksoze te djegur ne lagjen nr.4 te qytetit. Rreth gjysme ore pas ngjarjes se Elbasanit eshte regjistruar djegia e mjetit Benz C-Class prane ish-markatos se Sarandes. Persona ende te paidentifikuar i kane vene zjarrin automjetit me targe SR 3725 B ne pronesi te te riut Xh.Bajo. Automjeti ka qene i parkuar ne vendin ku iu vu zjarri jo nga pronari i tij por nga nje tjeter shtetas A.Baxheri qe e kishte marre perkohesisht ne perdorim mbremjen e se dieles. Nga flaket e medha eshte demtuar dhe nje makine Audi me targa te huaja ne pronesi te babait te Baxherit. Ne vendngjarje kane mberritur zjarrfikesit te cilet kane shpetuar mjetin Audi nderkohe qe mjeti tjeter eshte shkrumbuar plotesisht duke dale jashte perdorimit. Policia kriminale ka nisur menjehere hetimin por ende nuk ben te ditura shkaqet dhe autoret e mundshem te kesaj ngjarjeje. Ne kete lagje jane shenuar nje numer i madh precedentesh te shperthimeve te eksploziveve dhe te venies se zjarrit ne mjete e prona te ndryshme ku te demtuar kane qene dhe punonjes te institucioneve shteterore ne Sarande. a.k/sh.d