Bota Arabe nje perjetim personal
NgaBLENDI FEVZIU
Diktatoret nuk jane aq te forte sa duken nuk jane burrat trupmedhenj qe sodisin hijerende nga pankartat e medha dhe portretet qe stolisin thuajse gjithe godinat kryesore te qyteteve te tyre perkundrazi jane njerez te vegjel dhe shpesh frikacake. Frikacake per pushtetin qe mund te humbasin frikacake per pasurine abuzive qe e dine se smund ta gezojne me pas ikjes nga pushteti frikacake sepse ne fund te fundit i tremb e verteta. Hije te zbehta te viteve te para te ardhjes ne pushtet shpeshhere me vote te
nje karizme qe se kane me idhnake dhe nostalgjike te nje kohe qe ka ikur ata rrezohen pothuajse gjithnje atehere kur duken me te forte se kurre me te pavdekshem. Historia e botes eshte e mbushur me shembuj te tille dhe ajo qe po ndodh qe prej fillimit te janarit ne Afriken e Veriut dhe ne boten arabe eshte ilustrimi me i mire se diktatoret dhe sistemet diktatoriale jane gjithe njesoj pavaresisht modelit apo ideologjise qe i falen.
Revolucioni kibernetik sic po quhet si pasoje e ndikimit te internetit dhe sidomos Facebook dhe You Tube ne grumbullimin e njerezve njoftimet dhe transmetimin e imazheve ne boten e lire po transformon jo vetem boten arabe por me sa duket edhe gjithe pellgun e Lindjes se Mesme. Nuk ka asnje dyshim se ikja e Gheddafit njerit prej lidereve me gjakatare dhe absurde te botes eshte thjesht ceshtje oresh nese ai nuk eshte larguar nderkohe qe gazeta eshte ne shtypshkronje nuk ka asnje dyshim qe era post Mubarak dhe Ben Ali do te jete nje ere shume me optimiste dhe prospere ne Egjipt dhe Tunizi por eshte po ashtu e qarte qe revolucioni befasues arab qe ka sjelle nje ndryshim i cili nuk pritej as ne dhjete vjet do te vijoje me tej ne Siri dhe Iran. Si njeri vend ashtu edhe tjetri nuk mund ti qendrojne presionit te brendshem vetem nese mesazhi eshte marre dhe vete lideret e tyre e tranzitojne vendin drejt nje sistemi te hapur dhe demokratik.
Ne fakt ky shkrim nuk eshte nje reflektim i asaj qe po ndodh. Kete shkrim nuk po e mbeshtes mbi analizat komentet e politikaneve institucioneve apo mediave boterore nuk po e perqendroj as tek debati se si do te jete bota arabe pas revolucionit qe ende vijon dhe qe si shume revolucione ne bote e ka perfundimin te qarte qe tani. Po e mbeshtes thjesht dhe vetem mbi eksperiencen time personale nga keto vende nga vezhgimi i qyteteve gjendjes dhe personazheve atje. Nje lloj homazhi per ata njerez qe tashme diku me sukses e diku me veshtiresi po luftojne per nje te ardhme me te mire e mbi te gjitha per nje te ardhme te lire.
Fati e ka sjelle qe ne 10 vitet e fundit te vizitoj thuajse gjithe vendet e botes arabe qe nga Afrika e Veriut e deri ne zonen e Gjirit. Kam pasur rastin te vizitoj si gazetar dhe te hyj ne institucionet e rendesishme ne Libi Egjipt Bahrein Algjeri Kuvajt Emirate Arabe Arabi Saudite Katar Palestine Irak Izrael apo te vizitoj si turist Tunizine Marokun Libanin dhe vende te tjera te kesaj bote. Ngjashmeria me Shqiperine e viteve te komunizmit me ka tronditur ne shume prej tyre. E perbashketa e te gjithave eshte mungesa e lirise. Mungese lirie ekstreme si ne Libi apo disi me e zbehte dhe liberale si ne Bahrein. Por pavaresisht nga kjo ajo eshte mungese lirie. Mungese e lirise per te zgjedhur dhe per tu zgjedhur mungesa e zgjedhjeve te lira. Mungesa e shprehjes mungesa e fjales se lire mungesa e shtypit. Mungesa e nje shoqerie te hapur dhe te drejte si gjithe shoqerite ku e ardhmja vendoset me vote.
Ka vende ku gjendjen e kam gjetur tronditese ku mjerimi eshte i dukshem si ne Egjipt apo Algjeri ku rruget jane mbushur me njerez te pashprese dhe te bindur qe vendi i tyre ska te ardhme. Nuk e harroj asnjehere se si ne Egjipt shoferi i taksise qe e pyeta per Mubarakun me la ne mes te rruges ndersa nje tjeter qe e pyeta se perse Izraeli ishte zhvilluar me shume se Egjipti nuk e hapi me gojen derisa me coi ne destinacion. Me zbriti shpejt dhe iku me nxitim duke shkelur pedalin e gazit ne makinen e tij demode nje lloj Fiati i viteve 60. Kishin frike dhe qene te varfer. Po une arrija ti kuptoja dikur edhe ne kishim qene si ata.
Tunizi me kujtonte nje pjese te Tiranes se mes viteve 80 me dyqanet e tij demode dhe me aftesine e njerezve per te recituar sapo i pyesje se ata ishin populli me i lumtur ne bote. Me portretet e Ben Aliut kudo jo vetem neper mure por edhe ne dyqanet e pista te qebapeve.
Ne Marok me duhej te qeshja me vete kur shoqeruesi im te cilin e pyeta se perse dritaret ne katet e para te pallateve qene te mbyllura me hekura te dendur dhe tejet te shemtuara mu pergjigj
- Jane dekor
- Nuk vjedhin- e pyeta. -Ne vendin tone dikur i mbanin me hekura se kishin frike nga hajdutet.
- Askush nuk vjedh tek ne- me tha- ne jemi popull shume i lumtur.
Nderkohe ne aeroport me kishin bllokuar me shume se 2 ore sepse ne formularin e hyrjes ime shoqe kishte shkruar se isha gazetar dhe kjo shkaktoi alarm tek policia kufitare edhe pse isha thjesht nje njeri qe e vizitoja Marokun per turizem. Por per nje gazetar qofte edhe per turizem lejen duhet ta jepte Ministria e Brendshme.
Ne Ambasaden e Iranit dikur u befasova me fjalimin e ambasadorit qe fliste se si gjaku i amerikaneve do te rridhte rrugeve te Bagdadit dhe formulat e tij per Ameriken e keqe qe sundonte boten formula qe i kisha mesuar ne femijeri ne librat e Enver Hoxhes.
Pa harruar ketu Muammar Gheddafi-n nje prej njerezve me te cmendur qe kam takuar ne jeten time nje trillan qe per gjeopolitike shpesh perendimi ja merrte marrine si tendence dhe cmendurine si mode. Nje njeri absurd i mbushur me vetveten. Padyshim nje oficer me deshira te mira ne vitin 1969 kur permbysi monarkine libiane por krejt jashte realiteti ne 2011-n pas 42 vitesh ne pushtet. Mbaj mend qe na dha nje dege peme per te trembur mizat ne tenden ne shkretetire ku na priti dhe tek e shihja cfliste mendova se ai kish ardhur ne pushtet ate vit qe linda une dhe rrinte serish aty. Pa asnje konkurrence thjesht mbi imponimin dhe dhunen. Pasdite tek shetisja ne rruget e Tripolit nje qytet thuajse krejt i rrenuar mendova se nje fill tragjik i lidhte ata te rinj qe rrinin ulur ne bordurat e trotuareve me rinine time ne Shqiperine komuniste. Dhe ne fakt nuk qene nje komb i varfer perkundrazi. Mund te fitonin miliarda nga shitja e naftes por se kishin bere kete prej vitesh nga trillet e kolonelit. Madje dhe me keq kishin sponsorizuar terrorizmin boteror kishin hedhur ne ere avione dhe trena qene bere qendra e se keqes derisa nje dite nje bombardim amerikan e kish bere Gheddafi-n te kthente mendje.
E njejta situate ne vende qe dukeshin me te zhvilluara dhe me te forta ekonomikisht. Ne Bahrein p.sh. nje vend padyshim me ndryshe nga gjithe vendet e tjera te gjirit nje vend qe te befasonte me zhvillimin dhe emancipimin e tij por qe po ta shihje thelle e kuptoje se dicka nuk shkonte sic duhej. Sepse pavaresisht burimeve te jashtezakonshme GDP per fryme qe me e vogel se sa ajo e Qipros dhe Greqise gje qe te bente te mendoje se mungesa e lirise nuk lejonte dhe aty nje zhvillim si ai qe pritet.
Nuk ka asnje dyshim se kur te kthehem serish ne Egjipt Libi apo Tunizi pas kesaj qe ka ndodhur apo ne ato vende ku pritet te ndodhe gjithcka do te jete ndryshe. Pavaresisht dilemave se ekstremistet islamike mund te vijne ne fuqi pavaresisht shqetesimit se demokracia mund te perceptohet si anarki pavaresisht se stabiliteti i rreme i ofruar nga dora e forte e diktatoreve mund te mos jete me keto vende kane nje shans te madh. Ato kane shansin e demokracise dhe zgjedhjeve te lira. Ata njerez kane dale ne rruge jo per me shume miell dhe oriz. Ata vete e dine qe prosperiteti nuk vjen menjehere por ata besojne se demokracia zgjedhjet e lira dhe fjala e lire funksionojne per cdo vend. Ato nuk jane atribut vetem i vendeve euroatlantike por nje formule universale qe ka funksionuar kudo ku eshte aplikuar me seriozitet.
Bota arabe do te jete edhe vete me ndryshe sepse disa muaj me pas Izraeli nuk do te jete me i vetmi vend i asaj pjese te globit qe ben zgjedhje te lira. Shoqerite e tyre do te jene me te hapura dhe ne kete menyre do ta ndihmojne edhe kauzen e tyre me shume.
Ata kerkojne zgjedhje te lira ato qe si kane pasur kurre ata kerkojne nje sistem ku te vendosin vete per te ardhmen e tyre dhe kjo eshte nje e drejte e patjetersueshme. Ndaj perpara tyre diktatoret duken njerez te dobet dhe te thyeshem nje karikature e asaj qe kane qene deri me sot