E Diel, 1 Nëntor 2026

Spiropali me sipërmarrës të Dhomave të Tregtisë të Greqisë: Fuqizim i potencialit ekonomik mes dy vendeve

TIRANË, 17 dhjetor/ATSH/ Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, në kuadër të vizitës në Athinë, zhvilloi një takim me drejtues, përfaqësues dhe sipërmarrës të Dhomave të Tregtisë të Greqisë.

Takimi u fokusua mbi fuqizimin e potencialit ekonomik mes dy vendeve, ndërsa u diskutua mbi lehtësitë që Shqipëria ofron për sipërmarrjen konkurruese dhe për vizionin e transformimit të vendit si qendër ekonomike.

Spiropali theksoi se teksa Greqia mbetet ndër partnerët kryesorë ekonomiko-tregtarë të Shqipërisë, vendi ynë mbetet i angazhuar në iniciativat e integrimit ekonomik rajonal.

“Ne besojmë fort se integrimi i gjithë Ballkanit Perëndimor në tregun e vetëm të BE-së, sjell horizonte të reja mundësish në hapësirën ekonomike europiane”, u shpreh Spiropali.

1 nga 20

/m.m/r.e/j.p/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›