E Diel, 1 Nëntor 2026

Spiropali në forumin Sir Bani Yas në EBA: Adresim i çështjeve të paqes dhe sigurisë

TIRANË, 13 dhjetor /ATSH/ Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ndodhet në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku me ftesë të zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Jashtëm, Lartësisë së tij, Sheikh Abdullah bin Zayed Al Nahyan, po merr pjesë në Forumin Sir Bani Yas.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Spiropali, theksoi se forumi “bën bashkë liderë dhe personalitete ndërkombëtare për bashkëpunimin shumëplanësh mes vendeve tona, për adresimin e çështjeve të paqes, zhvillimit dhe sigurisë në një botë sfidash”.

Forumi Sir Bani Yas është një forum ndërkombëtar i nivelit të lartë për diplomaci, politikë të jashtme dhe siguri globale, i organizuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe, i cili mbledh ministra, diplomatë, ish-udhëheqës dhe ekspertë për të diskutuar sfidat kryesore gjeopolitike.

/m.q/j.p/r.e/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›