Spiropali takohet me Gonzaton: Në fokus, sfidat e integrimit europian

Ministja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali është takuar këtë të martë (7 tetor) me ambasadorin e BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato. Në fokus të bisedimeve të zhvilluara mes tyre ishte çështja e integrimit europian dhe sfidat me të cilat do përballet çdo sektor për mbylljen e kapitujve me qëllim anëtarësimin e vendit në familjen e madhe europiane brenda 2030-ës.
“Me Ambasadorin Gonzato çojmë përpara partneritetin e plotë sfidat e integrimit për çështjet që na pret në çdo sektor për mbylljen e kapitujve, si dhe ngritjen e standardeve të mirëqeverisjes, ekonomisë dhe shoqërisë”, shkruan ministrja në rrjetin social Facebook, ndërsa shpërndan pamje nga takimi.
/rtsh.al/