Spiropali takon ish-Presidentin Moisiu: Do të bëjmë realitet muzeun për “Aleksandër Moisiu” në Kavajë

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, është takuar sot në Kavajë me ish-Presidentin Alfred Moisiu.
Në një reagim në rrjete sociale, Spiropali shkruan “në Kavajën bujare e krenare, një kafe me të urtin, Presidentin Alfred Moisiu, figurë emblematike dhe të respektuar, jo vetëm për qytetin, por për mbarë Shqipërinë”.
“Në vitin e Aleksandër Moisiut, artistit të madh që lidh kulturën shqiptare me atë austriake dhe botërore, do të bëjmë realitet kërkesën e Presidentit Moisiu për ngritjen e një muzeu në Kavajë, qytetin e origjinës së këtij artisti të shquar, për të nderuar jetën dhe krijimtarinë e tij.”, shkruan Spiropali.