Komiteti i Politikës së Jashtme të Internacionales Socialiste/ Rama: Shqipëria gati për në BE, yjet janë në drejtimin tonë!

Në Tiranë po mbahet këtë të shtunë Komiteti i Politikës së Jashtme të Internacionales Socialiste.
Kryesocialisti Edi Rama, në fjalën e tij tha se Shqipëria ka shanse reale për të hyrë në BE. Rama tregoi se vendi ynë ka punuar shumë që negociatat të ecnin përpara.
Sa i përket zgjedhjeve të 11 majit, kryeministri nënvizoi se Partia Socialiste është gati për mandatin e katër.
“Jemi gati për të marrë mandatin e katërt. Kemi një mundësi për antarësimin në BE, yjet janë në drejtimin tonë. Kemi punuar fort që negociatat të ecnin përpara. Ajo që shoh është se mund të hyjmë në Bashkimin Evropian tani. Duhet të bëjmë të pamundurën”, tha Rama.
/vizionplus.tv