E Hënë, 2 Nëntor 2026

Spiropali viziton familjen në Gërdec: Kanë tejkaluar çdo sfidë me kurajo, duke rindërtuar ekonominë

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali shkoi pasditen e së enjtes në Gërdec.

Ajo vizitoi një biznes familjar, i cili është rindërtuar pasi u “rrafshua” gjatë tragjedisë së Gërdecit.

Spiropali e cilësoi këtë si një rrugëtim që frymëzon për ringritje dhe dëshirë për të ecur gjithmonë përpara.

“Gërdec, vizitë në familjen e madhe Deda, model i forcës, punës dhe përkushtimit. Prej shpërnguljes nga Puka në 2006-ën, deri tek rrafshimi i biznesit të tyre të përpunimit të drurit dhe prodhimit të mobiljeve në tragjedinë e Gërdecit, ata kanë tejkaluar çdo sfidë me kurajo, duke rindërtuar ekonominë në përpunimin e mermerit, gurëve dekorativë dhe kromit. Një rrugëtim që frymëzon për ringritje dhe dëshirë për të ecur gjithmonë përpara!”, shkruan Spiropali.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›