Spitalet ditore, çfarë do të ofrojnë? Koja: Do të ulin ditëqëndrimin dhe rrisin cilësinë

Ligji i ri për shërbimet spitalore për herë të parë do të fusë edhe konceptin spital ditor. Përveç spitaleve bashkiake, rajonale dhe terciare, me ligjin e ri do te kemi edhe spitale ditore të cilat do të ofrojnë deri edhe shërbime kirurgjikale ditore. Gjergj Koja, ekspert dhe ish ministër I shëndetësisë thotë kjo do të ndikojë shumë në rritjen e performancës së shërbimeve dhe do të ndikojë në uljen e ditëqendrimit
Për Kojën autonomia spitalore që ofron ky ligj, nuk ka ekzistuar me ligjin aktual i cili tashmë nuk i përputhet dot as nevojave të kohës që kanë spitalet për nga vjetërsia
Falë autonomisë financiare spitalet do t’i japin hapësirë mjekëve për vizita private pas orarit zyrtar dhe kjo madje do të shtrihet sipas hapësirave që ofron ligji deri edhe tek mjekët jashtë sistemit spitalor, që aktualisht punojnë edhe në sistemin ambulator privat
Ristë e ligjit, siç janë spitalet ditore dhe ofrimi i konsultave ambulatore edhe nga mjekë jashtë sistemit publik spitalor sipas Kojës do të ndikojnë në rritjen e cilësisë e shërbime dhe do të shfryjnë sistemin nga ngarkesat e tepërta.
/rtsh/