"Tabelat ishin te paligjshme"
Vlore- Prokuroria lexon deshmine e kryebashkiakut te Himares per shkuljen e tabelave ne gjuhen shqipe, pergjate aksit kombetar Llogara-Qeparo dy vjet me pare. Vasil Bollano edhe diten e djeshme i ka munguar seances gjyqesore te zhvilluar ne Gjykaten e Vlores. Por avokati i zyrtarit te pandehur per shperdorim detyre, duke i shkaktuar shtetit nje dem prej 21 milione lekesh te reja, kerkoi ndryshimin e ekspertit qe do te rivleresoje demin e pretenduar nga organi i akuzes. Trupi gjykues ka pranuar kerkesen e pales mbrojtese, duke miratuar ngritjen e nje grupi ekspertesh, ku te jete pjese edhe nje kontabilist. Ne fund seanca eshte shtyre, duke mos u degjuar deshmia e ekspertit te caktuar, pasi avokati Petraq Curri, e cilesoi jo te pranueshem nje inxhinier ndertimi per te bere vleresimin e demit.
Deklarimet
Prokurori Sokol Malaj ka nisur dje rreth ores 10:00 leximin e deshmise se kryebashkiakut Vasil Bollano per ceshtjen e shkuljes se tabelave ne gjuhen shqipe, ku ai eshte marre i pandehur. "Urdhri eshte nxjerre nga ana ime. Bazuar ne ligjin per funksionimin e qeverisjes vendore, nr 8682, si dhe vendimin e Keshillit te Ministrave. Pas daljes se ketij urdhri, tabelat jane cmontuar dhe magazinuar ne bashkine e Himares", mesohet te kete qene thelbi i rrefimit te Bollanos, njekohesisht edhe mbrojtja e tij per akuzen. Ndersa nuk ka qene serish i pranishem ne seance, pasi perfaqesohej nga avokati Petraq Curri, e drejte qe i eshte dhene edhe nga gjykata, prokuroria ka lexuar fletet e deshmise se kryebashkiakut, te firmosura edhe nga vete ai. Prokurori Sokol Malaj ka lexuar edhe disa deklarime te tjera te bera nga deshmitare qe nuk kane qene te pranishem diten e djeshme, te cilat jane marre gjate procesit te hetimeve.
Avokati
Avokati Mbrojtes i Vasil Bollanos argumentoi se nje ekspert i vetem me profesionin teknik ndertimi, jo vetem qe nuk nxjerr konkluzione objektive per vleresimin e demit, por eshte nje zgjidhje e gabuar. Mbrojtesi Petraq Curri kerkoi nje grup ekspertesh dhe ndryshim te atij qe ishte caktuar nga Prokuroria. Seanca e djeshme eshte shtyre per ne daten 26 shtator, ora 13:00, dite qe gjykata e ka vendosur si limit per te degjuar vleresimet e demit nga specialistet, mes te cileve edhe nje ekspert kontabel.
Deda: Zbatova urdhrin e Bollanos
Nje jave me pare Gjykata e Vlores thirri per deshmi ne sallen e gjyqit shefin e Policise Bashkiake, Aleks Deda. Zyrtari deshmoi se si hoqi tabelat ne gjuhen shqipe dhe i zevendesoi me te tjera ne aksin Qeparo-Llogara. "Une zbatova vetem urdhrin sipas funksionit qe kryej dhe asgje me teper. Urdhri me eshte dhene nga kryetari i Bashkise Himare, Vasil Bollano, pasi tabelat ishin vendosur ne menyre te jashteligjshme", tha Deda gjate deshmise ne sallen e gjyqit. Ndersa prokurori i rrethit qe perfaqeson edhe ceshtjen e akuzes, kerkoi nga trupi gjykues qe Vasil Bollano te ishte i pranishem ne sallen e gjyqit. Por gjykata rrezoi kerkesen duke u shprehur se kryebashkiaku eshte ne cilesine e te pandehurit dhe perfaqesohet nga nje mbrojtes ligjor me prokure te posacme dhe nuk eshte i detyruar te jete i pranishem.
KLSH zbuloi skandalin ne Himare
Kontrolli i Larte i Shtetit beri publik nje raport per kontrollin ne Bashkine e Himares per periudhen 2004-2006. Nje nga ceshtjet problematike te evidentuara, ishte demi ekonomik me 21 milione leke i shkaktuar nga shkulja e dhjetera tabelave, pergjate rruges kombetare Llogara-Qeparo, nen administrimin e Bashkise. Megjithese zyrtaret dhane shpjegime se ishin hequr si te paligjshme, jo se ishin ne gjuhen shqipe, Prokuroria nisi hetimet dhe dergoi vitin e kaluar ceshtjen ne gjykate.