Emërimi, Kosta Barka në vend të Gazidedes
Tiranë- Ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj, firmosi sot emërimin e Kosta Barka në detyrën e nëndrejtorit të Zyrës sëRegjistrimit të Pasurive të Paluajtshme (ZRPP). Lajmi është bërë i ditur nga burime zyrtare nga Ministria e Drejtësisë.
Ish -ministri i Punëve, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Kosta Barka do të ulet në postin që mbante Bashkim Gazidede, i cili ndërroi jetë pak kohë më parë nga një sëmundje e rëndë.
Kosta Barka u shkarkua nga funksioni i ministrit të Punëve, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabartame dekret të Presidentit të Republikës, Bamir Topi, i cili pranoi propozimin e Kryeministrit për largimindhe zëvendësimin e tij me Anastas Duro.
Propozimi për largimin e Barkës nga funksioni i ministrit iu bë Kryeministrit Sali Berisha nga kryesia e Partisë së Bashkimit Për të Drejtat e Njeriut. (atsh)