Kapet polici i burgut të Shënkollit, po shpërndante drogë
Lezhë-Është arrestuar sot në orët e para të ditës efektivi i burgut të Shënkollit, i cili u kap në flagrancë duke futur lënde narkotike në ambientet e burgut.
Kapet polici i burgut të Shënkollit, po shpërndante drogë. Polici Marjan Gjoni, 36-vjeç nga Kurbini mësohet se e merrte çeset me lënde narkotike nga familjarët dhe ua dërgonte të burgosurve.