Spitalet, në krye të farmacive punonjës të palicensuar
29/09/2011 Urdhri i Farmacistëve akuzon Ministrinë për lejimin e abuzimeve me barnat
“Në Peshkopi punon një zooteknik, në sanatorium punon një mjek”
Ndonëse fondet për sigurimin e branave në spitale kanë ardhur gjithnjë e më shumë në rritje, pacientët vijojnë të kenë të njëjtat probleme me mungesën e tyre. Kjo për shkak të keqmenaxhimit të sigurimit dhe shpërndarjes së barnave, të cilat tashmë janë shndërruar në procedura burokratike dhe aspak transparente. Krahas kësaj problematike shqetësuese shfaqet fakti i punësimit të personave joprofesionitë (të palicensuar) për menaxhimin e ndarjes së këtyre barnave dhe përgjegjëse për këtë absurditet është bërë Ministria e Shëndetësisë dhe drejtoritë e spitaleve. Akuza është lëshuar nga kreu i Urdhrit të Farmacistëve Arian Jauplllari, i cili ka deklaruar se në farmacitë e spitaleve të vendit punojnë persona që kanë mbaruar për zooteknikë e jo të fushës së farmaceutikës.
Sipas vëzhgimeve të bëra, vetëm në 5 prej institucioneve spitalore konfirmohet të jenë punësuar persona të licensuar. “Mungesa e shërbimeve farmaceutike cilësore, që për qytetarët përkthehet në mungesë barnash, vjen si rrjedhojë e shumë faktorëve, që lidhen me prirjen e Ministrisë së Shëndetësisë dhe institucioneve shëndetësore publike për të atrofizuar shërbimin farmaceutik spitalor, si i vetmi shërbim farmaceutik shtetëror në vend. Janë disa farmacistë spitalorë që nuk janë anëtarë të Urdhrit të Farmacistëve, madje janë ndihmësmjekë, ndihmësfarmacistë. Në Peshkopi punon një zooteknik, në sanatorium punon një mjek. Dhe ne kemi të evidentuar nga ata vetëm pesë anëtarë të Urdhrit të Farmacistëve", - tha Arjan Jaupllari. Më tej ai ka sqaruar se përveç ngurtësimit të procedurave të blerjes së barnave nga institucionet shëndetësore publike kaotike shfaqet edhe mënyra e menaxhimit të tyre. “Ministria e Shëndetësisë disponon sot mbi 50 për qind të buxhetit të shëndetësisë në Shqipëri dhe këtë buxhet ajo e administron nëpërmjet drejtorive të spitaleve, të cilat e marrin nëpërmjet degëve të thesarit dhe për këtë buxhet nuk japin asnjë llogari se si shpenzohet dhe ku shpenzohet. Ministria e Shëndetësisë apo drejtoritë e spitaleve nuk i japin llogari askujt pse nuk ka barna në spital, pse hartohen lista të barnave spitalore në mënyrë abuzive dhe preferencave sipas kompanive farmaceutike afër oborrit të Ministrisë.”
Akuzat për Ministrinë e Shëndetësisë
“Duke analizuar gjendjen e shërbimit farmaceutik spitalor, sot mund të themi pa ngurrim se në spitalet tona nuk ka menaxhim të shërbimit farmaceutik, bëhen thjesht rregullime llogarish administrative burokratike. Buxheti për barnat nuk shihet më si një instrument për të siguruar barnat e nevojshme për të mbyllur ciklin e trajtimit terapeutik të pacientit brenda mureve të spitalit, por shihet si një sasi lekësh që duhen harxhuar herë në mënyrë të çorientuar e herë në mënyrë abuzive. Përgjegjësi kryesore për këtë situatë janë Ministria e Shëndetësisë dhe drejtoritë e spitaleve, që nuk i japin të dhëna askujt rreth blerjeve dhe konsumit të barnave, procedurave të tenderave, fituesve, analizave të nevojave për barna, analizave farmakoekonomike, juridike dhe etike në bazë të të cilave duhet t’u planifikohen buxhetet.”