Arvizu: Politika pengoi integrimin
29/09/2011 Ambasadori i SHBA-ve mesazh kritik klasës politike shqiptare
“Sështë vetëm faji i opozitës, natyrisht që ka përgjegjësi, por mazhoranca ka më shumë përgjegjësi”
Klasa politike është e vetmja përgjegjëse për hapat prapa në proceset integruese të vendit - kjo ishte shuplaka e radhës për përfaqësuesit e të dy kampeve politike në vend, kësaj radhe e ardhur nga ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu. Duke iu referuar pikërisht përgjigjes që pret të marrë Shqipëria nga BE-ja sa i takon statusit për vendin kandidat, diplomati amerikan fajësoi në mënyrë të drejtpërdrejt se të gjitha palët janë fajtore për hapat prapa të integrimit. “Të gjitha palët janë përgjegjëse. Disa thonë se bojkoti i opozitës e ndaloi progresin. Opinioni im është se një bojkot i gjatë nuk ishte produktiv dhe nuk e ndihmoi axhendën. Por mendoj gjithashtu se mazhoranca duhet të krijojë kushtet për të ftuar opozitën dhe njerëzit që sjanë mbështetës të PD-së për dialog. Ne flasim për kompromis. Nuk është vetëm faji i opozitës, natyrisht që ka përgjegjësi, por mazhoranca ka më shumë përgjegjësi për të tentuar në krijimin e mundësive të prezantimit të propozimeve realiste, të cilat opozita duhet ti pranojë apo të paktën të kenë mundësi për pjesëmarrje”, - vuri në dukje ambasadori Arvizu. Gjithashtu diplomati amerikan komentoi 10 pikat e paktit kombëtar të propozuar nga PS-ja. “Mendoj se duhet seriozitet për ecjen përpara në kryerjen e reformave. Unë mendoj se është inkurajues fakti i bërjes publike nga PS-ja i 10 ideve. Nuk më takon mua të komentoj në mënyrë specifike, por mendoj se është inkurajuese, pasi janë disa propozime që mund të krijojnë bazat për debat dhe dialog. Tani u mbetet dy partive të vendosin, por shpresoj se do të shërbejnë si bazë për të biseduar e ecur përpara. Gjithashtu me rëndësi është Rregullorja e Kuvendit”, - vuri në dukje Arvizu. Njëkohësisht, po në këtë linjë, ambasadori Arvizu shtoi se “siç është shprehur edhe shefi misionit të OSBE-ODIHR-t Xhonatan Stonstrit, është e rëndësishme për të ecur përpara duke mos humbur kohë, pasi është humbur shumë kohë në dy vjetët e fundit. Njëkohësisht gjërat nuk mund të realizohen nesër apo patjetër javën e ardhshme, pasi gjërat që bëhen pa konsensus do ti përkeqësojnë punët. Megjithatë, duhet të jetë një çështje emergjente, pasi është shpërdoruar shumë kohë.”
Takimi në Slloveni
“Do të nisem për të qëndruar në Slloveni për 4 ditë për një konferencë. Dua tu them të gjithëve se jam duke shkuar në Slloveni jo për takime sekrete me Fatos Nanon, Frank Uisnerin apo Xhon Uidhersin. Është një konferencë rajonale, ku do të pyes koleget e mi nga Kroacia dhe Sllovenia se cilat ishin kushtet në këto vende dhe si u realizua ecja përpara në axhendën e reformave e mbase ata kanë për të më pyetur çfarë po i ndalon reformat të ecin përpara në Shqipëri”, - sqaroi Arvizu lidhur me hamendësimet për takime mes tij dhe ish-kryeministrit Nano.