Tenton vjedhjen e 12-te per festa, merr "dhurate" prangat
Tentonte te realizonte plackitjen e radhes per Vitin e Ri, por merr si "dhurate" nje pale pranga. Pas 11 vjedhjesh te dyshuara te kryera brenda dy muajve ne Shkoder, uniformat blu kane mundur te ndalojne te dyshuarin Marjan Kelaj, 36 vjec, banues ne lagjen "Tom Kola", i denuar dhe me pare per "vjedhje". Burime zyrtare te policise thane se pasditen e 30 dhjetorit 2009, Kelaj eshte kapur ne flagrance duke vjedhur me thyerje nje dyqan, ne lagjen "Vasil Shanto", ndersa iu sekuestruan si prove materiale 5 mije leke te pervetesuara nga kjo vjedhje. Gjate hetimeve te kryera ka rezultuar se 36 vjecari dyshohet edhe si autor i 11 vjedhjeve te tjera te kryera ne lagjet "Vasil Shanto", "Manush Alimani", "Qemal Stafa", "3 Heronjte", "Ndoc Mazi", "Skenderbeg" dhe "Perash". Plackitjet kane nisur prej dates 15 nentor dhe pothuajse cdo tre dite Kelaj kryente nje vjedhje dyqani, lokali apo kioske. Demi ekonomik shkon ne rreth 500 mije leke.