E Diel, 1 Nëntor 2026

Nuk dinin kodin, grabitesit marrin ne krahe kasaforten

Vlore- Dy persona te armatosur dhe te maskuar kane grabitur kasaforten e nje karburanti ne oret e para te mengjesit te djeshem, ne hyrje te fshatit Babice te rrethit te Vlores. Autoret, ende te paidentifikuar, nen kercenimin e armes kane marre rojen e moshuar te objektit dhe e kane mbyllur ne nje dhome te vecante. Me tej i jane drejtuar zyres ku mbaheshin dokumentet dhe leket e xhiros, duke marre te gjithe kasaforten. Duke mos ditur kodin e hapjes dhe gjate deshtimit te perpjekjeve per te marre parate, grabitesit kane marre kutine metalike dhe jane larguar me nje makine nga vendngjarja. Sipas pronareve te pikes se karburantit mesohet se demi ekonomik shkon ne mbi 1 milione leke, qe i perkisnin xhiros se diteve te festave.
Burime zyrtare nga drejtoria e policise se Vlores thane dje per gazeten "KJ" se jane njoftuar per ngjarjen ne intervalin kohor 02:30-03:00 e mengjesit dhe derguan nje grup hetimor ne vendngjarje. Roja eshte gjetur i mbyllur ne dhomen e tij, ndersa dyert e objektit kane qene te hapura dhe aty s'ka pasur njeri tjeter. Zyra e pronarit te karburantit po ashtu eshte gjetur rremuje dhe pas marrjes ne pyetje te biznesmenit eshte evidentuar se mungonte kasaforta e lekeve. Roja 60 vjecar i karburantit ka shpjeguar me tej edhe rrethanat e ngjarjes. Ai ka deshmuar se grabitesit erdhen me makine dhe duke kujtuar se donin te furnizoheshin me karburant ai ka dale jashte, por i eshte vendosur arma te koka. "Me detyruan te futesha ne dhomen e vecuar dhe te mos beja ze. Mbanin maska dhe nuk munda t'i shikoja ne fytyre, por nje prej tyre mu duk njeri i njohur nga zeri", ka deshmuar punonjesi.
Megjithe krehjen e zones qe bene grupet e gatshme, nuk eshte bere e mundur te gjendet ndonje gjurme e te dyshuarve. Dy personat jane zhdukur nga vendngjarja brenda pak sekondash me makinen e tyre. Megjithese roja ka dhene karakteristikat e autoreve dhe mjetit, policia deri dje ne mbremje nuk ka mundur te ndaloje ndonje te dyshuar. Udhetare te rastit kishin degjuar thirrjet e rojes per ndihme, duke i hapur me pas deren dhe njoftuar policine e Vlores. Gjate deshmise punonjesi ka thene se nuk ishte keqtrajtuar, por autoret ishin futur te zyra duke marre te dy ne krahe kasaforten me leke.
Sipas pronarit te karburantit behet fjale per nje shume te konsiderueshme lekesh, shifra e sakte e te cilave nuk behet e ditur. Burime policore thane se nga inventari i diteve te fundit te bere nga vete biznesmeni rezulton se kane qene mbi 1 milione leke. Por hetimet ende nuk kane perfunduar dhe ekspertet po investigojne per te zbuluar autoret dhe rrethanat e ngjarjes.

1
Milione
Leke llogaritet shuma me e paket qe eshte grabitur nga karburanti i vendosur buze rruges nacionale, afer fshatit Babice te Vlores. Dy persona te maskuar dhe te armatosur me automatike kane kercenuar rojen duke e neutralizuar dhe mbyllur ne nje dhome te vecante, ndersa me pas ngriten ne krahe kasaforten dhe u larguan. Sipas pronarit te objektit behet fjale per xhiron e diteve te festave te fundvitit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›