Zjarri shkrumbon një lokal në ish-Bllok, evakuohen banorët, ska të lënduar
Tiranë- Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë ambjentet e një lokali mesditën e sotme në zonën e ish-Bllokut.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:15 në rrugën Perlat Rexhepi dhe ka përhapur panik mes banorëve të pallatit në të cilin ndodhej lokali.
Për këtë arsye, janë evakuuar edhe banorët pasi rrezikohej përhapja e flakëve në katin e dytë dhe të tretë të ndërtesës shumëkatëshe.
Tre makina zjarrfikëse kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Shkaqet e zjarrit nuk dihen ende por lokali është shkrumbuar tërësisht. Policia ka nisur punën për identifikimin e shkaqeve të rënies së tij.