E Diel, 1 Nëntor 2026

Spitali “Hygea” kuron anomalitë e fëmijëve para lindjes

2 në 100 fëmijë lindin me anomali të dukshme. Gjinekologët thonë se gratë shtatëzëna duhet të bëjnë ekografi të shpeshta për zhvillimin e fetusit dhe shmangur anomalitë serioze. Por, diagnostikimi i anomalive të fetusit bëhet në spitale të veçantë, me specialistë dhe aparatura moderne. Spitali “Hygea” në kryeqytet në investimet e fundit arrinë që nëpërmjet ekografisë të diagnostikoj 70% të anomalive serioze dhe 40% e anomalive të lehta. Në rast ndërprerje të shtatzënisë për shkak të këtyre keqformimve, shpjegon kordinatori i departamentit të Gjinekologjisë në spitalin “Hygea” Vasil Angjeli, jeta e nënës nuk vihet në rrezik.
Mjekët gjinekologë të “Hygeas” thonë se në ekografinë e javës e 11 bëhet ekzaminimi i parë i fetusit për mundësinë e anomalive kromozomike, e thënë ndryshe sindroma "down" si një ndër keqformimet më serioze. Ky diagnostikimi bëhet vetëm nga ekspertë të veçantë thotë Angjeli.
Gjithashtu në maternitetin e “Hygeas” bëhet trajtimi i fetusit që në javët e para të shtatzanisë deri në lindje. Në rastin e anomlaive, disa prej tyre per here te para kurohen sic është edhe ai zhvillimit të vonuar mendor.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›