Rreth 7000 gra kanë barrën e drejtimit të familjes

Rreth 7000 gra kanë barrën e drejtimit të familjes në të gjithë Shqipërinë. Sipas të dhënave kjo rritje lidhet me shtimin e numrit të divorceve duke i bërë fëmijët të jetojnë me një prind, kryesisht me nënën. Të tilla familje ndeshen nën presionin ekonomik, pamundësinë e të studiuarit dhe nën rriskun e trafikimit. Për shkak të vështërsive në të cilën ndeshen këto familje, shoqata e gruas dhe pjesëmarrës të shoqërisë civile thanë se duhet një ligji i ri për të ndryshuar statusin e familjeve njëprindërore. Sipas këtij projektkligji, ndihma ekonomike për këto familje duhet të shkoj në minimalisht 5000 lekë në muaj.
Luljeta Hysa, kryetare e shoqatës "Gruaja Kryefamiljare" thotë se mjaft familje njëprindërore jetojnë në kushte të vështira ekonomike dhe nuk kanë mundësi të mbulojnë shpezimin e fëmijeve të tyre për të studiuar.
Por jashtë këtij statusi, nuk konsiderohen prindër të vetëm shtetasit shqiptar që banojnë jashtë vendit si emigrant si dhe azilkërkuesit. Sipas projektligjit prindërit e vetëm e humbin këtë status kur lidhen në martesë të re dhe kur fëmija mbush 18 vjeç.