Spitali Hygeia ofron kirurgjinë pediatrike
TIRANË- Spitali Hygeia ofron kirurgjinë pediatrie që përfshin jo vetëm trajtimin e anomalive të lindura por edhe traumat dhe aksidentet. Kjo falë eksperiencës së mjekëve shqiptarë dhe të huaj por edhe teknologjisë bashkëkohore që ka ky spital.
Kirurgjia pediatrike është një specialitet i vecantë pasi fëmija nuk duhet parë si një i rritur i vogël, për arsye se pacientët e vegjël kanë dallime të mëdha fiziologjike me të rriturit.
Për të diskutuar këto cështje dhe duke pasur parasysh se sëmundjet pediatrike janë rritur si një Shqipëri dhe Greqi, spitali Hygeia realizoi konferencën e tetë shkencore me temë “Problemet kirurgjikale tek fëmijët”. Konferenca paraqiti teknikat e fundit kirurgjikale në botë të aplikuara edhe në spitalin Hygeia në Tiranë, falë pajisjeve moderne që plotësojnë nevojat diagnostike dhe terapeutike për një trajtim të integruar të pacientëve të rinj.
“Kemi nderin dhe kënaqësinë që të kemi pranë nesh kirurgë, specialistë të një niveli mjaft të lartë të spitalit “Nënë Tereza” që do të na shfaqin eksperiencat e tyre, nëpërmjet shkëmbimit të përvojave me mjekët dhe kolegët shqiptarë dhe përmes mundësive që na jepen në spitalin Hygeia, që ka një qendër të pajisur në nivelin më të lartë teknologjik besojmë se do arrijmë të japim shërbimin më të mirë për fëmijët shqiptarë. Fëmijët janë gjëja më e shtrenjtë që kemi dhe kur investojmë për ta kemi investuar për të ardhmen”, tha kirurgu pediatrik i Spitalit “Mitera” në Athinë Triantafyllos Fokaefs.
Diagnoza, menaxhimi dhe trajtimi kirurgjikal janë në shumë raste krejtësisht të ndryshme në fëmijëri, teknikat e anestezisë janë gjithashtu të specializuara. Kuptimi i saktë i vështrësive do ndihmonte në realizimin e një diagnoze të saktë dhe në trajtimin e duhur. Pajisjet moderne të teknologjisë së fundit gjithashtu ndihmojnë në këtë detyrë të vështirë.
“Këtu në spitalin Hygeia ka teknologji moderne dhe mund të kryehet çdo ekzaminim për fëmijët në kohën e duhur”, shtoi Fokaefs.
Falë eksperiencës së ekipit mjekësor dhe teknologjisë bashkëkohore, në spitalin Hygeia në Tirnanë çdo fëmijë merr kujdesin e duhur.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)