Spitali amerikan, shërbime falas për Mitrovicën veriore

Me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë spitali Amerikan në Kosovë do të ofrojë shërbime falas për qytetarët e Mitrovicës Veriore. Kjo u bë e mundur pas një marrëveshje të nënshkruar mes Kuvendit Komunal të Kosovës, Ministrisë së Shëndetësisë dhe Spitalit Amerikan në Kosovë. Modalitetet e shërbimeve (operative) falas do të jetë në fushën e kirurgjisë, ortopedisë, gjinekologjisë, urologjisë dhe ORL-së.
Spitali Amerikan do të ofrojë shërbime falas për qytetarët e Mitrovicës Veriore. Kjo ofertë do të jetë e vlefshme nga data e nënshkruarjes së memorandumit të bashkëpunimit me komunën e deri më 31 dhjetor 2012 me mundësi të zgjatjes. Përzgjedhja e pacientëve do të bëhet nga komuna e Mitrovicës në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë. Pacientët duhet të jenë ekskluzivisht banorë të Mitrovicës veriore.