E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Spitali i Elbasanit pajiset me aparaturën e laparoskopisë, Koçiu: U shërben 450 000 banorëve të qarkut

TIRANË, 4 shkurt/ATSH/ Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka bërë me dije sot se Spitali Rajonal i Elbasanit është pajisur me teknologji të avancuar për kirurgjinë dhe gjinekologjinë.

Sipas ministres Koçiu, “falë mbështetjes së Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TİKA), Spitali Rajonal Elbasan është pajisur me aparaturë të laparoskopisë, duke rritur më tej cilësinë e shërbimit dhe mundësitë e trajtimit për 450.000 banorët e qarkut të Elbasanit”.

Koçiu thekson se falë këtij investimi do të bëhet e mundur që të kryhen operacione miniinvazive që shmangin kirurgjinë e hapur, do të ketë më pak ditë hospitalizim dhe rrezik të reduktuar infeksionesh, si edhe përmirësim të kujdesit për pacientët e lehtësim i punës për mjekët.

Nga ambientet e Spitalit Rajonal të Elbasanit, tashmë i pajisur me aparaturën e laparaskopisë 1 nga 8

/a.f/r.e/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›