Spitali i Traumës: Të gjitha dhomat e pacientëve të pajisura me kondicionerë

TIRANË, 18 shtator/ATSH/ Spitali Universitar i Traumës, në interes të informimit të publikut, sqaroi sot se gjatë kësaj vere të gjitha dhomat e pacientëve janë pajisur me kondicionerë, me qëllim krijimin e kushteve sa më të përshtatshme për pacientët dhe familjarët e tyre.
Në një postim në rrjetet sociale Spitali Universitar i Traumës thekson se vijon të marrë masat e nevojshme për përmirësimin e kushteve dhe garantimin e një shërbimi shëndetësor cilësor, të sigurt dhe në kohë për çdo pacient.
“Spitali Universitar i Traumës është në proces rikonstruksioni, në kuadër të një investimi të rëndësishëm që do të përmirësojë ndjeshëm infrastrukturën dhe teknologjinë, duke krijuar kushte më të mira për pacientët dhe personelin shëndetësor”, thuhet në reagim.
1 nga 5
/k.s/r.e/a.f/