E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spitali i ri, pacientet jo me jashte vendit per kurim

Sonila Isaku

Pacientet e semure rende, tashme nuk do te kene nevoje te shkojne ne spitale jashte vendit. Kjo ka qene deklarata me e fundit e bere dje, nga ministri i Shendetesise gjate inspektimeve te punimeve per spitalin e ri.

Spitali

Ne muajin mars te vitit qe vjen, pritet te perfundojne punimet e spitalit i cili do te kete 7 salla te reja operacioni dhe aparatura te kohes se fundit. Ky spital do te marre persiper te gjitha rastet e renda duke filluar qe nga diagnostikimi i semundjes e deri tek kurimi dhe operacionet. "Niveli i pritjes se urgjences se pare, menyra e trajtimit, do te bejne te mundur qe te kemi perfundimisht nje nivel te ndihmes se pare te urgjences teresisht bashkekohor. Do te funksionoje me sallat e perqendruara te operacionit", theksoi ministri i Shendetesise, Petrit Vasili. Sipas tij, tashme cdo gje eshte drejt procedurave te fundit edhe per pajisjen e spitalit me te gjitha aparaturat, duke ju siguruar keshtu pacienteve sherbime bashkekohore. "Ne periudhen mars-prill, do te jete ne funksionim. Fuqia teknologjike eshte absolutisht me e mira e momentit dhe qofte menyra si eshte konstruktuar spitali, qofte pajisjet qe do te kete brenda, do t'i beje qytetaret te ndihen ne nje spital teresisht bashkekohor",-tha Vasili. Sipas tij, per here te pare ky spital do te zgjidhe problemin e urgjences per pacientet.

Sherbimet

Spitali i ri do te ofroje nje game te gjere sherbimesh te rendesishme, duke filluar nga ato te imazherise, diagnostikimit, sherbime te urgjences me 18 shtreter etj. Nderkohe qe per mjekesine e pergjithshme dhe per kirurgjine jane rezervuar perkatesisht nga 30 shtreter. Nje mini-pavijon do te jete per reanimacionin me 15 shtreter si dhe laboratore klinike, departament te hematologjise dhe 16 shtreter standard. Keto do te perdoren per paciente ambulatore, shtreter te specializuar dhe shtreter post operator si dhe nje laborator histologjie. Nga ana tjeter, kreu i shendetesise ka folur dhe per sistemin e referimit qe, pritet te filloje shume shpejt i cili do te orientoje pacientet se si duhet ta kryejne nje vizite, ne poliklinika apo spitale.

Te dhena mbi spitalin e ri

115 shtreter do te kete spitali i ri ne QSUT

7 salla operacioni do te permbaje ky spital

18 shtreter do t'i perkasin urgjences

30 shtreter do te jene per mjekesine e pergjithshme

30 shtreter per kirurgjine e pergjithshme

15 shtreter do t'i perkasin reanimacionit

14 shtreter per pacientet ambulatore

Sherbim te imazherise

Sherbim te diagnostikimit

Sherbim te laboratoreve klinike

Departamenti i hematologjise per semundjet e gjakut


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›