E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia: Shoqeruam 30 persona qe mund te kene dijeni

Policia e Vlores ka shoqeruar deri mbremjen e djeshme 30 persona, te dyshuar se mund te kene lidhje me grabitjen e filialit te bankes "Intesa Sanpaolo" ne Skele, ku jane marre nje shume e madhe ne valute dhe leke. Zedhenesi i policise, Saimir Kociaj, tha dje ne nje konference per shtyp se "eshte zbardhur skema e grabitjes, protagoniste te te ciles kane qene tre persona, te cilet nen kercenimin e armes kane hyre ne mjediset e bankes, duke marre prej saj vlera te konsiderueshme financiare". Sipas Kociajt, autoret jane larguar me shpejtesi nga vendi i ngjarjes me nje automjet tip "Benz 270", te cilin e kane braktisur ne periferi te qytetit te Vlores, ne afersi te Shkolles se Marines, duke i vene edhe zjarrin. Hetimet jane intensifikuar dhe u shoqeruan 30 persona qe dyshohet te kene lidhje me ngjarjen. Zedhenesi Kociaj i beri thirrje komunitetit te bashkepunoje per zbardhjen e ngjarjes, duke u shprehur se "policia ka vene ne dispozicion 30 mije euro per cdo informacion te vlefshem qe mund te coje ne identifikimin dhe kapjen e autoreve".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›