E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ftohet moti, nis bora e pare ne veri te vendit

Pikat me te larta ne zonen veriore te vendit, jane zbardhur mbremjen e dy diteve me pare nga bora. Sipas sinoptikaneve, bora e pare ka perfshire fshatra malore te qyteteve te Tropojes dhe te Kukesit. Nderkohe qe ne te gjitha zonat malore, jane ulur ndjeshem temperaturat. Keto te fundit do te vazhdojne te bien edhe me disa grade Celsius gjate ketyre dy diteve ne vazhdim, nderkohe qe reshjet e shiut do te jene prezent, por ne sasi me te paket. Ky eshte parashikimi qe sjellin meteorologet per vendin tone gjate diteve ne vazhdim. "Temperaturat jane ulur mengjesin e dites se marte me 5 grade Celsius, nderkohe qe edhe gjate dites se merkure do te kete nje ulje te ndjeshme deri ne 3 grade" pohojne meteorologet nga Meteoalb. Sipas tyre, kjo situate do te vazhdoje deri ne fundjave. Por, nje tjeter shqetesim ka qene edhe era e forte, e cila gjate dites se djeshme ka pezulluar punen ne disa porte te vendit per shkak te dallgeve te medha. Keshtu ne Portin e Durresit intensiteti i dallgeve ne oret e para te mengjesit arriti ne 7 balle, duke krijuar veshtiresi ne ankorimin dhe nisjen e trageteve. E njejta situate u paraqit edhe ne Portin e Vlores. Ne Shkoder, Lezhe e Lac reshjet e shiut kane shkaktuar permbytje jo vetem ne te mbjella, por edhe ne rruge e zona te banuara.

Nderkohe te dhenat nder vite, tregojne se krahasuar me muajin tetor te nje viti me pare meteorologet thone se situata sinoptike eshte pothuajse e njejte, si ne vlerat e temperaturave, por edhe te lageshtires.

Debora

Dy dite me pare jane shenuar edhe reshjet e para te bores ne vendin tone. Ato kane perfshire fshatrat e Kukesit dhe te Tropojes. Nderkohe, temperaturat jane ulur ne gjithe territorin e vendit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›