Viktima para vdekjes: U vetedogja me benzine
Shkoder- Flijimi nepermjet djegies me benzine dy dite me pare ne qytetin e Shkodres, ka cuar policine ne zbardhjen e motiveve dhe rrethanave te ngjarjes. Pak minuta para se te nderronte jete, viktima Agim Mucollari, 40 vjec, banues ne lagjen "Skenderbeg" te qytetit, ka deshmuar per agjentet se ngjarja kishte ndodhur aksidentalisht per shkak te depresionit nga i cili vuante dhe se nuk ishte nje akt i kryer nga dikush tjeter. Ngjarja ndodhi rreth ores 15:00 te se henes, ndersa i ndjeri nderroi jete ne spitalin e Shkodres. Gjate ekspertizes dhe autopsise, mjeko-ligjoret nuk konstatuan shenja te dhunes, por vetem djegie te shkalles se trete ne te gjithe trupin. "Nga marrja ne pyetje e te afermve te te ndjerit, rezulton se Agim Mucollari ka pasur shenja depresioni per t'i dhene fund jetes edhe para nje jave me vetehelmim",-tha policia dje. Djegiet kane ardhur nga lenda djegese benzine, ndersa 40-vjecari ka shkuar vete ne spital, pasi ndodhej i vetem ne banese.