Zgjedhjet vendore, Berisha marrëveshje me aleatët: Do dalim me një kandidat të përbashkët

Partia Demokratike ka arritur marrëveshje me partitë aleate për të dalë në zgjedhjet vendore të 2023 me një kandidat të përbashkët.
Kreu i PD-së, i zgjedhur nga Komisioni i Rithemelimit, Sali Berisha zhvilloi këtë të mërkurë një takim me kreun e PR, Fatmir Mediu, kreun e PBDNJ Vangjel Dule, kryetarin e PAA, Agron Duka dhe kryetarin e LZHK, Dashamir Shehu, ku u arrit dakordësia që këto forcat politike të dalin në zgjedhje me kandidat të përbashkët.
Ditën e djeshme Berisha zhvilloi një takim me kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Metën, ku po ashtu u ra dakord për të dalë në zgjedhje me kandidat të përbashkët. Pas takimit, Meta bëri tha se do të pranojnë kandidatët e zgjedhur nga Berisha.
Data se kur do të mbahen zgjedhjet vendore nuk është caktuar ende, teksa Presidenti Bajram Begaj ka nisur konsultimet me partitë politike.
/rtsh.al/