E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Zgjedhjet vendore/ Alibeaj takon Begaj: T’u japim sa më parë të drejtën shqiptarëve për të votuar

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Enkelejd Alibeaj ka zhvilluar një takim me presidentin Bajram Begaj në kuadër të konsultimeve për datën e zgjedhjeve vendore 2023. Në një dalje për mediat, pas takimit Alibeaj theksoi se ka sugjeruar një datë sa më të afërt të mbajtjes së zgjedhjeve vendore.

 “Ajo se çfarë i thashë presidentit të republikës është që sa i përket se datës se kur zgjedhjet do të mbahen, i sugjerova që do duhet të jetë një datë sa më herët brenda kësaj periudhe. Për një arsye të thjeshtë, se duhet që një orë e më parë do duhet tu japin të drejtën shqiptarëve të votojnë për zgjedhjet. Pa cilësuar një datë fikse qëndrimi ynë është një orë e më parë. Data e zgjedhjeve është një datë ku shprehet vullneti i shqiptarëve”, tha Alibeaj.

Alibeaj shtoi se po ashtu objekt i takimit ishin reformat që janë iniciuar në parlament, ndërsa shton se takimet do të vijojnë.

“Një nga takimet që i kemi pasur format shumë kohë më parë. Objekt i takimit të gjitha ato reformat që i kemi nisur në parlament dhe ju i keni ndjekur. Takim i parë që do të pasohet nga të tjerë, qoftë në këtë format apo të tjera,” tha Alibeaj.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›