E Shtunë, 31 Tetor 2026

Federata Portugeze: “Keiroz nuk shkarkohet”

Dy ditë pas barazimit pa gola kundër Shqipërisë, Federata Portugeze e Futbollit dëshmoi besimin te trajneri i Kombëtares, Karlos Keiroz, i cili ishte kritikuar shumë kohët e fundit.

Ishte vetë presidenti Madail, që hodhi poshtë zërat për shkarkimin e Keirozit. “Projekti me Karlos Keierozin përfundon deri në fund të Botërorit të vitit 2010. Unë i kam thanë trajnerit, që ne nuk kemi aspak në mëndje shkarkimin e tij, dhe se i kemi të gjitha shanset për të mbërritur në finalet e Botërorit. Qëllimi ynë është në të gjitha rastet i arritshëm”. Gjithsesi, barazimi i zbehtë ndaj Shqipërisë nuk i ka pushuar kritikat në shtypin portugez. Kjo dhe për faktin se Keiroz pasoi një trajner të madh e të suksesshëm si braziliani Luiz Felipe Scolari, menjëherë pas përfundimit të Kampionatit Europian 2010.

Për të përmendur është një fakt, pas barazimit të Shqipërisë së Oto Bariçit me Bullgarinë (0-0, në Sofje për eliminatoret Euro 2008), Hristo Stojçkov pas presionit të jashtëzakonshëm të medias bullgare u detyrua të jepte dorëheqjen.

E Premte, 17 Tetor 2008

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›