Anglia e meriton Botërorin

Kapiteni i Sunderland, Lorik Cana beson se tifozët anglezë e meritojnë që ta shohin ekipin e tyre duke triumfuar në Botërorin e Afrikës së Jugut.
Djelmoshat e selektorit Fabio Capello do ta nisin betejën e tyre për trofe kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës më 12 qershor. Ata e kërkojnë këtë trofe që nga viti 1966.
Ekipi i Capellos do t’i ketë si kundërshtarë të denjë Brazilin e Francën, por edhe favoritin, Spanjën. Cana, i cili pati një sezon fantastik në Premierligë, në Botëror do të jetë fans i Francës, por nuk do të mbetej i zhgënjyer nëse fiton Anglia.
“Unë do ta mbështes Francën, natyrisht, sepse atje kam shumë shokë dhe kam luajtur për një kohë të gjatë. Por, nëse Anglia fiton, nuk do të ishte një gjë e keqe për mua, sepse njerëzit e këtushëm e meritojnë ta festojnë titullin e kampionit të botës”, tha 26 vjeçari, për të cilin është e çuditshme se si anglezët nuk kanë fituar që një kohë të gjatë në një kompeticion të tillë, kur kanë futbollistë mjaft cilësorë.
Përpos Spanjës, Brazilit, Francës e Anglisë, ai si ekip të mirë e konsideron edhe Argjentinën.