E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sporti ne 2010-n momentet e paharrueshme

Pritja e Casillas ndaj Robben – Spanja ishte favorite në finalen e Botërorit të Afrikës së Jugut, por nëse kapiteni dhe portieri iberik nuk do të kishte pritur gjuajtjen e holandezit ballë për ballë në minutën e 62’, kampionë të botës do të ishin shpallur “tulipanët”.

Ndalesa e Alonsos në Abu Dabi – Alonsos i mjaftonte të rendiste Ferrarin e tij midis pesë vendeve të para në garën e fundit të sezonit të Formulës 1, por gabimi i strategjisë dhe futja e tij e parakohshme në bokse shkatërruan gjithçka. I mbetur pas Renosë së Petrov-it, spanjolli qëndroi gjithë kohës pas dhe përfundoi i shtati.

Pjesa e dytë e Inter-Barcelona – Duhet thënë se kur Barça shënoi e para në “San Siro” në minutën e 19, askush nuk e shihte skuadrën e Mourinhos si kampione të mundshme të botës. Sneijder barazoi 11 minuta më pas, por pjesa e dytë e zikaltërve ishte perfekte. Dy gola nga Milito i dhanë suksesin 3-1 dhe kampionëve të Italisë.

Minuta 92’ e Barcelona-Inter – Edhe pas humbjes në “San Siro”, katalanasit mbetën favoritë për kualifikimin sipas bastexhinjve. Skuadra e Guardiolës vonoi të shënonte golin e parë, vetëm në të 84’ dhe kur Bojan realizoi në shtesë, i gjithë “Camp Nou” shpërtheu nga entuziasmi. Për mosbesimin e të gjithë të pranishmëve, gjyqtari e anulloi dhe zikaltërit kaluan në finale.

Minutat e fundit në Uruguai-Gana – Çerekfinalja e Botërorit. Afrikanët e parë me mundësinë që të kalojnë në katërshe fitojnë një penallti në kohët shtesë, me Suarez që prek me dorë topin mbi vijën fatale dhe përjashtohet. Gyan humb penalltinë. Disa minuta më pas, ai shënoi një nga pesë penalltitë, por amerikanolatinët u treguan më të saktë dhe avancuan deri në gjysmëfinale.

Shpartallimi i Realit nga Barcelona – As Mourinho nuk ka një ilaç për t’i bërë ballë dominimit disa vjeçar të katalanasve në klasiken e Spanjës. Megjithatë, askush nuk e kishte menduar se skuadra e Guardiolës mund t’i jepte një mësim të vërtetë me goleadën 5-0 të “Camp Nou”-t.

Goli fantazmë i Lampard ndaj Gjermanisë – Gjermania avancoi deri në gjysmëfinalen e Botërorit dhe këtë e bëri me dy fitore të shkëlqyera ndaj anglezëve dhe argjentinasve, por gjithçka mund të kishte shkuar ndryshe nëse goli i Lampard do të ishte quajtur në çerekfinale. Në avantazhin 2-1 të skuadrës së Loew, mesfushori i Chelsea goditi traversën, topi u përplas përtej vijës fatale, për të dalë jashtë më pas. Gjyqtari nuk e quajti golin dhe Gjermania fitoi takimin me rezultatin 4-1.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›