Roma afër nënshkrimit me Behramin

Mesfushori kosovar Valon Behrami duket se është gjithnjë e më afër t`i bashkohet Romës.
Klubi italian raportohet se është duke përgatitur ofertë për mesfushorin e West Ham United për afatin kalimtar të janarit.
The Sun shkruan se Behrami do t`i bashkohet Romës për 4.5 milionë paund, pasi klubi italian tashmë ka arritur marrëveshje për të shitur brazilianin Julio Baptista te Malaga.
Behrami, i cili aktivizohet për kombëtaren zvicerane, dështoi të tregojë veten te klubi londinez, dhe vazhdimisht ishte i shoqëruar nga lëndimet.
Para se të transferohej te West Ham, Behrami kishte shkëlqyer për rivalin lokal të Romës, Lazion.