Fletcher: Manchester City konkurrent për titull

Mesfushori i Manchester United, Darren Fletcher, ka deklaruar se Manchester City është një rival serioz për titull.
Dy klubet e Manchesterit futen në vitin 201, që të dyja në krye të tabelës së Premir Ligës.
“Manchester City është rival i vërtet për titull. Ata janë aty. Ata janë në majë të ligës që tani. Ata po fitojnë ndeshje dhe duken të qëndrueshëm në mbrojtje”.
“Kur keni aq shumë para për të harxhuar dhe nënshkruani me aq shumë lojtarë kualitativ, sigurisht se të jeni një kërcënim serioz”, ka thënë Fletcher.