Njeriu i vitit

Nga Express më 31 dhjetor 2010 në ora 16:19
Jose Mourinho është shpallur njeriu i vitit në Itali, nga gazeta sportive italiane La Gazzetta dello Sport. Trajneri portugez, ka marrë 374 pikë duke lënë pas vetes tenistin spanjoll Rafael Nadal, i cili mblodhi 371 pikë.
Trajneri i Real Madridit, në vitin 2010 me Interit ka fituar, Scudetton, Kupën e Italisë dhe Ligën e Kampionëve.
Ndërsa kampioni i Botës në Formula 1, gjerman i Red Bull, Sebastian Vettel, është renditur i treti në sondazhin e gazetës La Gazzetta dello Sport.