Pse duhet të fshihem, jam krenar për veten time
Jeta si mashkull për Jackie Green ishte e papërballueshme aq sa tentoi katër herë të bënte vetëvrasje, madje në një rast tentoi të priste organet gjenitale.
Por tani Jackie është bërë personi më i ri në botë që ndryshon seks në moshën 16 vjeçare. Ajo ka përqafuar një jetë të re dhe thotë se ka edhe një të dashur.
Adoleshentja, që lindi si Jack, kur ishte e vogël vepronte si një femër, vishte rroba femrash e luante me lodrat e vajzave.
Pasi bëri tentativat për vetëvrasje, prindërit vendosën ti japin 28 mijë sterlinat e nevojshme për të kryer operacionin për ndryshimin e gjinisë. Nëna e saj thotë se më mirë të ketë një vajzë se një djalë të vdekur. Kur ishte e vogël, më tha, mama, Zoti ka bërë një gabim, më ka dhënë trurin e një femre në trupin e një mashkulli.
Jackie vetë thotë se është mirë kështu, ka një të dashur, emrin e të cilit nuk e bën të ditur. Në shkollë e kishin tallur aq shumë, sa mendoi vetëvrasjen. Por tani duket sikur ka lindur sërish. Operacionin e ka kryer në Tajlandë, për shkak se një gjë e tillë nuk lejohet në Angli sepse ishte nën moshë. Kur mjekët mbaruan operacionin që zgjati 7 orë, më kënduan Gëzuar ditëlindjen. Kisha mbushur 16 vjeç, thotë Jackie.
